Ekonomi

Një përzierje toksike e rreziqeve ekonomike po mban botën varur

Vetëm një vit më parë, ekonomistët nëpër botë po festonin rimëkëmbjen e shpejtë nga recesioni. Tani ata po shqetësohen se kthesa e ardhshme do të jetë vdekjeprurëse. Banka Federale në SHBA po përgatitet për t’u përballur me inflacionin e lartë duke rritur normat e interesit dhe për të tkurrur bilancet. Në Europë energjia e shtrenjtuar po rëndon konsumatorët dhe fabrikat. Në Kinë, përhapja e variantit të ri të Omicron ka detyruar vendosjen e kufizimeve të reja.

Është një kombinim i zymtë për rritjen globale dhe parashikimi akoma më i errët. Dhjetëra ekonomi mund të vuajnë edhe recesionin, ndonëse në periudha të ndryshme, sipas pengesave që hasin.

Ekonomia në SHBA po mbinxehet. Inflacioni është 7.9% dhe paga për një orë pune është 5.6% më e lartë se një vit më parë. Amerika ka dy herë më shumë vende bosh pune se sa ka fuqi punëtorë të papunë, raporti më i lartë në 70 vite.

Shumë Banka Qendrore, menduan se fuqia punëtore që u largua gjatë pandemisë, do të riktheheshin, por vetëm gjysma e tyre u rikthye. Bankës i duhet një ulje e pagës dhe e çmimeve për të mbajtur inflacionin nën 2%, siç synohet.

Historia tregon se kjo do të jetë e vështirë pa një recesion fillimisht. Hera e fundit që ka ndodhur ishte në 1945-n.

Europa ka një problem me inflacionin gjithashtu, por është shkaktuar nga rritja e importit të energjisë dhe çmimeve, e jo nga mbinxehja. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia kërcënon furnizimet me energji të të gjithë kontinentit. Gazi në dimrin e ardhshëm do të shitet 5 herë më shtrenjtë se në SHBA dhe shpenzimet e një familje për energjinë është më e lartë në raport me PBB-në, kjo edhe sepse Europa është më e varfër.  Me rritjet e çmimeve, besimi i konsumatorëve ka pësuar goditje. Kompanitë po vuajnë. Industria franceze kapi pikën më të dobët të saj në shkurt.

Ekonomia e zonës së euros do të rritet në 2022-shin, por me shumë delikatesë. Europa do të ndalojë importin e gazit rus, ose sepse ashtu do zgjedhë ose sepse ashtu do të vendosë Rusia, por recesioni nuk është i shmangshëm.

Rreziku global nga rikthimi i virusit në Kinë është më i madh dhe më i shpejtë. Kina raportoi mbi 20.000 raste më 6 prill. Për shkak të politikës “0 raste me Covid”, 26 mln banorë në Shangai janë izoluar. Nëse vazhdon marrëdhënia e vjetër e karantinës dhe PBB-së, PBB-ja e Kinës do të rrëzohet me 7.1%. Furnizimet do të bllokohen Sepse Shangai është porti më i madh në botë nga ku nisen mijëra anije me mallra.

Por nëse Kina hapet më shpejt seç duhet, do të përballet me një valë infektimesh dhe vdekjesh, si ajo që paralizoi Hong Kong-un.

Faji për telashet në ekonominë botërore i ngelet politikbërësve. Puna e Bankës Federale supozohej të merrej bashkë me gotat e palara ndërkohë që festa vazhdonte, por ato thjesht po rimbushen. Qeveritë europiane i lanë vendet të krijojnë varësi ndaj gazit rus. Po ashtu, rikthimi i virusit në Kinës ishte i parashikueshëm. Telashet ekonomike erdhën si një rrufe në kohë me diell. Recesioni i ditëve të sotme ishte i shmangshëm.

Burimi: The Economist/ Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë