Gazeta Si – Në Shkodër është raportuar këtë të enjte rasti i parë i gripit të shpendëve në Njësinë Administrative Dajç.
Pas konstatimit nga autoritetet, është marrë vendimi që mos lejohet tregtimi i shpendëve nga fermat shtëpiake në tregje.
Mësohet se rasti është evidentuar në një fermë oborri, ku 70 krerë janë asgjësuar, duke u groposur dhe është bërë dezinfektimi i vendit.
Gjithashtu autoritetet kanë karantinuar zonën deri në një distancë 10 km për dezinfektimin. Kontrollet e deritanishme në pularitë e qytetit kanë treguar se vijojnë të jenë të paprekura.
Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars, ku më së shumti janë prekur pulat e fermave, por ka pasur edhe raste të regjistruara në pulat e oborrit.
Deri tani, janë katër vatra aktive të konfirmuara në Durrës, Korçë, Dibër dhe në Divjakë.
Pavarësisht shqetësimeve te qytetarët dhe panikut të shkaktuar nga kjo sëmundje, autoritetet kanë theksuar se nuk paraqitet asnjë rrezik nga konsumimi i mishit të shpendëve apo vezëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.