Drejtësia

Paralajmëroi se do vritej një deputet në protestë, padia ndaj Brahos i kalon Gjykatës së Tiranës

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme i ka kaluar për kompetencë Gjykatës së Tiranës që të shqyrtojë padinë për shpifje ndaj Spartak Brahos, i cili u padit nga Komisioni i Rithemelimit për deklaratën që ka bërë në prag të tubimit të 8 janarit të vitit të shkuar pranë selisë së PD-së.

Ish-deputeti Braho kishte deklaruar se duhej të merreshim masa për sigurinë e zyrtarëve të PD-së, pasi kishte informacione se do vritej deputeti Enkelejd Alibeaj.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit i Partisë Demokratike depozitoi në janar të këtij viti një kallëzim penal ndaj Brahos.

Ishte deputeti Flamur Noka ai që depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, kërkesë partinë për Brahon.

Braho akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes.

Ish-deputeti Braho, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm dhe do të përfundonte edhe me viktima, ku sipas tij do të vrisnin deputetin Enkelejd Alibeaj.

Në fakt protesta e 8 janarit 2021, u shoqërua me incidente të dhunshme, por përf at të mirë nuk pati viktima.

U desh ndërhyrja e policisë dhe forcave speciale që protestuesit pro-Berishës të largoheshin nga selia, pasi një pjesë e saj ishte dëmtuar dhe shkatërruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë