Bordi i Transparencës vendosi tavanin e çmimeve të ushqimeve bazë të shportës, përtej të cilave supermarketet dhe dyqanet ushqimore me pakicë nuk duhet të shesin këto produkte.
Çmimet janë vendosur për orizin, sheqerin, vajin e lulediellit dhe miellin për miellin masiv.
Sipas vendimit të bordit, një kilogram oriz nuk duhet të shitet më shumë se 104 lek te dyqanet me pakicë, një kilogram sheqer jo më shumë se 123 lek, një litër vaj luledielli jo më shumë 321 lek për litër dhe një kilogram miel 90.5 lek.
Vendimi hyn në fuqi menjnëherë dhe detyron të gjitha subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të këtyre produkteve që ta zbatojnë atë deri në një vendim të dytë.
Sipas Bordit, marzhi i fitimit për tregtarët e shumicës të orizit është 11 lek për kilogram, ndërsa për ata të pakicës është 4 lek për kilogram.
Për sheqerin, fitimi i shumicës është 8 lek për kilogram dhe 4 lek për kilogram për shitësin me pakicë.
Për vajin e lulediellit, marzhi i fitimit të shumicës është 35 lek për kilogram dhe për pakicën, 6 lek për kilogram.
Për miellin, marzhi i fitimit të shumicës është 21.5 lek për kilogram, ndërsa për shitësit e pakicës 4 lek për kilogram.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




