Futboll

Video/ De Bryjne shemb fortesën e Atletiko Madrid, Liverpuli likuidon Benfikën

Gazeta Si – Janë luajtur sot dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku Mançester Siti ka mundur 1-0 Atletiko Madridin dhe Liverpuli ka triumfuar 1-3 në Portugali ndaj Benfikës.

Të besuarit e Pep Guardiolës hasën jo pak vështirësi për të shkuar te fitorja, edhe pse patën epërsi ndaj spanjollëve. Fitorja, edhe pse minimale, u jep ‘qytetarëve’ mundësinë për ta administruar më mirë ndeshjen e kthimit, ndërsa shanset e kualifikimit janë të mëdha për ta.

Trajneri Diego Simeone, ashtu siç parashikohej, luajti me një mbrojtje të ngjeshur, me 5 lojtarë, duke lënë pak hapësira për kundërshtarin. Fortesa e Atletikos do të shembej pas 70 minutash lojë, kur beglu Kevin De Bryjne dërgoi në rrjetë një top të marrë nga Foden në zonë.

Në ndeshjen tjetër çerekfinale, Liverpuli fitoi 1-2 në fushën e Benfikës, duke hedhur kështu një hap drejt kualifikimit në gjysmëfinale. Konate zhbllokoi shifrat me kokë në një goditje këndi, më pas Mane dyfishoi, pas asistit të Luis Diaz.

Portugezët u rifutën në lojë sapo nisi pjesa e dytë, kur Nunjez shfrytëzoi një gafë të Konate në mbrojtje. Shpresat e Benfikës për rezultat pozitiv u shuan 2 minuta para fundit, kur Diaz shënoi edhe golin e tretë.

Liga e Kampionëve, çerekfinalet
Sot
Benfika-Liverpul 1-3
Mançester Siti-Atletiko Madrid 1-0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë