Drejtësia

Kërkoi 12 mijë euro për një ekstradim, SPAK çon për gjykim avokatin Lavdosh Shehu

Gazeta Si – SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO, dosjen e avokatit Lavdosh Shehu dhe Hamza Tolës, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë.

Pas hetimeve të kryera, SPAK doli në përfundimin se avokati Lavdosh Shehu, u ka premtuar familjarëve të shtetasit F.H., se do të arrinte të transferonte këtë të fundit nga shteti italian për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Shehu u ka kërkuar familjarëve të tij 12 mijë euro, duke i siguruara se mund ta realizonte këtë me anë të ndikimit të tij në funksionarët e ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkohë, organi i akuzës, thekson se Shehu ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit një shumë prej 5.000 eurosh.

Ndaj tij rëndon akuza për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë