Futboll

Tur bamirësie kundër luftës, Shakhtari miqësore edhe ndaj Strakoshës dhe Hysajt

Gazeta Si – Shakhtar Donetsk, ekipi më i mirë ukrainas i viteve të fundit, kthehet në fushë. Klubi ukrainas ka bërë me dije se do të luajë një seri miqësoresh në Europë dhe se të gjitha të ardhurat ardhurat do të shkojnë për bamirësi për popullin ukrainas, që është goditur nga lufta.

Mes kundërshtarëve në miqësore do të jetë edhe Lacio e Tomas Strakoshës dhe Elseid Hysajt. Miqësoret do të luhen ndaj skuadrave të vendeve të ndryshme, duke nisur nga 13 prilli, kur do të luhet ndaj Beshiktashit, ndërsa më 19 prill ndaj Fenerbahçes. Mbetet të përcaktohen datat e miqësoreve me Lacion, Seviljen, Hajdukun e Splitit dhe PSG-në.

Hysaj dhe Strakosha. Gazeta Si, 5 prill 2022

Një iniciativë të ngjashme ndërmori pak ditë më parë Dinamo e Kievit, që bëri me dije se do të luajë disa miqësore ndërkombëtare ndaj klubeve si, Borusia Dortmund (Gjermani), PSG (Francë), Steaua Bukuresht (Rumani), Legia Varshavë (Poloni), Barcelona (Spanjë), Milan (Itali), Benfika (Portugali), Ajaks (Holandë), Sporting Lisbonë (Portugali) dhe Bazel (Zvicër).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë