Gazeta Si – Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në fushën e tij kundër Bolonjës, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 31-të në Serinë A. Një hap fals, që komplikon çështjen e titullit për skuadrën e Piolit, edhe pse kryeson me 1 pikë diferencë ndaj Napolit dhe 4 ndaj Interit.
Pjesa e parë ishte thuajse e ekuilibruar, kurse në të dytën dominoi Milani, por që nuk ia doli ta çante bunkerin e Bolonjës. Mbrojtja mike dhe një Skorupski në formë shumë të mirë, i kanë hequr Milanit 2 pikë që në fund mund të kenë një kosto të lartë.
Në minutat e fundit, duke përfshirë edhe ato shtesë, kuqezinjtë krijuan disa raste, megjithatë nuk mundën ta çonin topin në rrjetë. Milani kryeson i vetëm me 67 pikë, por tashmë lufta për titullin është me hapur se kurrë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




