Futboll

Kriza e thellë e Dinamos, klubi pezullon dy lojtarë pas humbjes së fundit

Gazeta Si – Rikthimi i Dinamos në elitë pas gati 10 vitesh bëri bujë, pasi bëhet fjalë për një nga skuadrat më të mëdha dhe më të titulluara të vendit, por ky rikthim nuk ka shkuar ashtu siç mendohej. Skuadra kryeqytetase është në krizë të thellë dhe rrezikon shumë rënien përsëri. Aktualisht është në vend të parafundit, me 23 pikë.

Humbja e fundit me Egnatian, që ishte një finale mbijetese, nuk ka kaluar pa pasoja te Dinamo. Klubi ka vendosur sot të pezullojë dy lojtarë, Eni Imamin dhe Edvan Bakajn, për çështje disiplinore. Që të dy janë çuar tek ekipi U-19 për t’u stërvitur.

Imami gjate nje ndeshjeje ndaj Teutes. Gazeta Si, 4 prill 2022

Gjatë sezonit te Dinamo janë bërë shumë lëvizje në stol, ku italiani Rodolfo Vanoli është i treti trajner qe e drejton këtë skuadër. Ka mbetur edhe një fazën kampionati dhe blutë duhet të lënë pas të paktën një skuadër, për të shkuar në Play out dhe për të shpresuar për qëndrimin në elitë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë