Ushqim

Ëmbëltuesit artificialë lidhen me një rrezik të shtuar për kancerin

Një studim i madh i ri vëzhgues ka gjetur një lidhje midis konsumit të ëmbëltuesve artificialë, veçanërisht aspartamit dhe acesulfame-K, e kancerit.
Studimi zbuloi një rrezik 13% më të lartë të kancerit në përgjithësi, me gjasat më të larta të zhvillimit të kancerit të gjirit dhe kancereve të lidhura me obezitetin, për njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të ëmbëltuesve artificialë.
Tregu botëror i ëmbëlsirave artificiale vlerësohet në 22.2 miliardë dollarë dhe në rritje, një rritje prej gati tre miliardë dollarësh vetëm në 2 vitet e fundit. Një studim i vitit 2017 zbuloi se 41.4% i të rriturve në SHBA dhe 25.1% e fëmijëve përdorin ëmbëltues artificialë, përbërës në një gamë të gjerë produktesh komerciale.
Duke i’u referuar atyre si “ëmbëltues me intensitet të lartë”, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar gjashtë substanca të tilla, si të sigurta për konsum njerëzor në nivelet tipike të marrjes ditore.
Shumë autoritete dhe organizata mjekësore sot i konsiderojnë ëmbëltuesit artificialë të sigurt, pas një kërkimi të gjerë epidemiologjik tek njerëzit.
Philip Landrigan, drejtor i Programit Global të Shëndetit Publik dhe Observatorit Global të Ndotjes, tha se studimi i ri është shumë i rëndësishëm sepse tregon prova të forta të lëndëve kancerogjene.

Studimi u autorizua nga studiues të lidhur me Ekipin Kërkimor të Epidemiologjisë Ushqimore të Institutit Francez për Shëndetësi dhe Kërkime Mjekësore të Universitetit të Sorbonës Paris. Studiuesit analizuan historitë e 102,865 të rriturve.
“Gjetjet nga ky studim janë shumë origjinale pasi, sipas njohurive tona, asnjë studim i mëparshëm grupor nuk kishte hetuar drejtpërdrejt lidhjen midis sasive të ëmbëltuesve artificialë në vetvete, nga të gjitha burimet dietike – duke dalluar llojet e ndryshme të ëmbëltuesve dhe rrezikun e kancerit,” autori kryesor Charlotte Debras.
“Vetëm në bazë të këtij studimi. Nuk është e mundur të përcaktohet shkakësia e lidhjes – kjo do të duhet të përsëritet në studime të tjera në vende dhe mjedise të tjera”, tha Debras.
Burimi: MedicalNews/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë