Gazeta Si – Botërori i Katarit sot merr formë. Në orën 18:00 do të hidhet në Doha shorti për ndarjen e 8 grupeve me nga 4 skuadra. Përsëri jashtë është Italia, ndërsa 3 skuadrat e fundit do të përcaktohen nga ndeshjet shtesë.
Katari, si vend pritës, është kokë grupi, bashkë me shtatë skuadrat më të mira sipas renditjes së FIFA-s. Ky do të jetë edhe Botërori i fundit me 32 skuadra. Ja dhe skuadrat pjesëmarrëse:
Vazo 1 — Katar, Brazil, Argjentinë, Francë, Portugali, Spanjë, Angli, Belgjikë.
Vazo 2 — Holandë, Meksikë, Danimarkë, Gjermani, Zvicër, Uruguai, Kroaci, Amerikë.
Vazo 3 — Japoni, Serbi, Poloni, Koreja e Jugut, Marok, Tunizi, Senegal, Iran.
Vazo 4 — Kamerun, Kanada, Arabia Saudite, Gana, Ekuador, fituesi i Skocia/Ukrainë-Uells, fituesi i Kosta Rika-Zelandë e Re, fituesi i Peru-Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kriteret e shortit
32 kombëtaret do të ndahen në 8 grupe, me nga 4 skuadra secili. Çdo grup duhet të ketë maksimumi 2 kombëtare europiane. Përfaqësueset e e kontinenteve të tjera nuk mund të sfidohen në grup. Në vazon e katërt do të futen edhe tri kombëtaret e fundit që do të kualifikohen pas ndeshjeve shtesë.
Stadiumet dhe kalendari
Ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën, në Katar 2022 kombëtaret nuk do të njihen me kalendarin dhe stadiumet, ku do të luajnë, në bazë të grupit do të marrin pjesë. Kalendari dhe stadiumit do të zyrtarizohen më pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




