Gazeta Si – Meksika dhe SHBA-të janë dy skuadrat e fundit të kualifikuara për në Botërorin e Katarit, duke e çuar në 29 numrin e tyre dhe tashmë mbeten të përcaktohen nga “play off”-et edhe tri skuadrat e fundit.
Meksika mundi El Salvadorin dhe siguroi kualifikimin direkt, ndërsa Shtetet e Basshkuara të Amerikës, edhe pse u mundën 2-0 në Kosta Rika, kanë fituar të drejtën të shkojnë në Botëror nga zona e Concacaf. Kosta Rika ka edhe një mundësi me anë të ndeshjes shtesë me një kundërshtar nga zona e Oqeanisë për të shkuar në Katar.
Juan Pablo Vargas: 👊✈️ 🇨🇷#CWCQ pic.twitter.com/wVFq7N5b2Q
— Concacaf (@Concacaf) March 31, 2022
Tashmë janë 29 skuadrat e kualifikuara për në Botëror dhe konkretisht: Gjermania, Danimarka, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Portugalia, Polonia, Brazili, Argjentina, Ekuadori, Uruguai, Katari, Koreja e Jugut, Irani, Japonia, Arabia Saudite, Kanadaja, SHBA-të, Meksika, Gana, Senegali, Maroku, Tunizia dhe Kameruni.
Për tri vendet e fundit janë ende në lojë Uellsi, që do ndeshet në finale me fituesin e çiftit Skoci-Ukrainë, Kosta Rika që luan ndeshje shtesë me Zelandën e re dhe Peruja, që luan ndeshje shtesë me një mes Australisë dhe Arabisë Saudite.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




