Drejtësia

Dënohet me 12 vite burg 34 vjeçari shqiptar në Angli. Trafikoi 58kg drogë prej 4 milionë paundësh

Një 34 vjeçar shqiptar është dënuar me 12 burg nga drejtësia angleze pasi kishte organizuar trafikun e kokainës prej 4 milionë paundësh në vetëm tre muaj.

Shqiptari Fatjon Kurti, përdorte platformën e komunikimit të koduar të quajtur EncroChat për të shitur drogën e klasit A​. Në bisedat e përgjuara ai mburrej se “biznesi i tij ishte kokaina” gjatë marrëveshjeve. Sipas zëdhënësit të NCA-së, ata mundën të bënin lidhjen e shqiptarit Kurti për makinat që kishte marrë me qira dhe të dhënat e gjetur në celularin e tij.

Hetimet zbuluan se si midis 26 marsit dhe 2 qershorit 2020, Kurti, ishte përfshirë në trafikimin e të paktën 58 kg kokainë me një vlerë prej më shumë se 4 milionë paundësh. Kurti i cili banonte në Newport Court pranë Leicester Square në qendër të Londrës, organizoi trafikimin përmes EncroChat.   

Në përpjekje për të shmangur zbulimin, ai krijoi një kompani paralele të quajtur E&T Catering e cila ishte e regjistruar në shtëpinë e tij, por nuk ekzistonte si një biznes kateringu.

Agjencia Kombëtare e Krimit filloi hetimin e Kurtit, i cili pranoi trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave. Të dhënat nga sistemi ANPR (njohja automatike e targave) identifikuan dy automjete që përputheshin me lëvizjet e telefonit.

Nga hetimi treguan se Kurti kishte marrë me qira dy makina dhe të dhënat e celularit treguan gjithashtu se celulari tjetër i Kurtit tregonte vendndodhjen e dy automjeteve.

Njëri prej bashkëpunëtorëve të Kurtit i shkroi atij se ai kishte porositur një Playstation që i vinte të enjten. Të dhënat treguan se Kurti ishte abonuar në kompaninë Sony. 

Sipas provat të dala nga hetimet, u vërtetua se ai kishte një numër bashkëpunëtorësh të besuar – të cilët ishin përgjegjës për magazinimin dhe shpërndarjen e kokainës si dhe mbledhjen e parave.

 Në telefonin e tij u gjetën foto të kokainës të cilat ai ua kishte dërguar kontakteve të shumta për të diskutuar pazaret e drogës. Më 3 maj të vitit 2020 ai fliste me dikë që bënte një marrëveshje për 11 pako kokaine, ku vetëm një kilogram vlente 272 mijë puand. Më pas ai ra në pranga më 25 nëntor të vitit të kaluar. Ndërsa sot ai u dënua me 12 vite burg.

 “Tregtia e drogës e klasës A është e lidhur pazgjidhshmërisht me dhunën e bandave dhe vuajtjet reale që prodhon tek njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh shefi i NCA-së, Matt McMillan.

Burimi: National Crime Agency


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë