Gazeta Si – Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj do të dalë këtë të martë para trupës gjykuese të Komisionit të Posaçëm të Apelimit.
Më herët, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili e konfirmoi atë në detyrë, duke e nxjerrë të pastër nga Vettingu, është ankimuar nga Komisioneri Publik.
Në seancën që ka niur këtë padite, pritet që Imeraj të parashtrojë mbrojtjen e saj, ku mes të tjerash ka kërkuar që të mbrohet nga një avokat i huaj nga Strasburgu, gjë që është pranuar nga trupa gjykuese e KPA-së.
Komisioneri Publik në argumentet e tij, ka nënvizuar se për aftësitë profesionale, në tre raste që janë verifikuar, ka rezultuar se nuk janë kryer hetimet e plota tek procedimet penale të ndjekura nga Imeraj si Prokurore e Krimeve të Rënda.
Komisioneri Publik ka theksaur po ashtu, se sipas ONM-ë, divorci i Imerajt me bashkëshortin është fiktiv.
Gjithashtu, janë vërejtur probleme me pronën e prokurores. Sipas tij OMN-së, Imeraj s’ka nivel të besueshëm për të vazhduar detyrën, ndaj duhet të shkarkohet.
Në deklaratën e saj, Imeraj bëri me dije se pasuritë e saj janë krijuar me burime të ligjshme dhe se ajo nuk ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së saj, ndërsa për pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, ajo ka theksuar faktin se gjatë gjithë karrierës, që nga 2004 e deri më tani, ka pasur dosje nga më të ndryshmet dhe ka dërguar nën akuzë personazhe të njohur të botës së krimit.
Për sa i përket cenimit të besueshmërisë së publikut, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës ka paraqitur para trupës gjykuese një sërë të dhënash që tregojnë se publiku beson tek profesionalizmi i saj.
Në përfundim, Imeraj ka kërkuar që të rihapet hetimi gjyqësor dhe të administrohen provat e reja që i shërbejnë hetimit të plotë të çështjes dhe administrimin e tyre dhe lënien në fuqi të vendimit të KPK-së, që e konfirmoi në detyrë.
Nga ana tjetër, në një sqarimin e saj, prokurorja Imeraj ka deklaruar se Komisioneri Publik pretendon për prova që nuk janë përfshira në dosje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




