Një rend i ri financiar do të negociohet në botë dhe Perëndimi nuk do të ketë më fjalën kryesore në të. Kështu është shprehur ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.
Në një postim në “Telegram”, Medvev tha se sanksionet “djallëzore” të vendosura ndaj Rusisë nga SHBA-të, BE-ja dhe aleatët e tyre për konfliktin në Ukrainë nuk kanë arritur të dëmtojnë vendin, por në vend të kësaj po “kthehen në Perëndim si një bumerang”.
Ai shtoi: “Kjo është e dëmshme për miqtë tanë në Europë dhe jashtë saj.”
Por ndërkohë që Perëndimi vazhdon “përpjekjet e pafrytshme” për të kufizuar Rusinë, sipas tij “bota po shkon gradualisht drejt një logjike të re të marrëdhënieve ekonomike globale; drejt përmirësimit të sistemit financiar.”
Sipas Medvedev, SHBA-ja dhe BE-ja kanë “njollosur reputacionin e tyre” duke bllokuar rezervat e bankës qendrore ruse.
“Është e pamundur t’u besohet atyre që ngrijnë llogaritë e shteteve të tjera; vjedhin asetet e biznesit të njerëzve të tjerë dhe pasuritë personale, duke kompromentuar parimet e shenjtërisë së pronës private.”- tha Medvev.
Ish-presidenti rus tha se perspektiva për të braktisur dollarin dhe euron në këtë rol nuk duket më si një perspektivë joreale: “Epoka e monedhave rajonale po vjen.”
Rusia ka njoftuar se duke nisur nga 31 marsi, ajo do të pranojë pagesa për gazin në rubla vetëm nga “vendet jomiqësore”, të cilat përfshijnë SHBA-në dhe BE-në, ndërsa Kina dhe Arabia Saudite kanë diskutuar kalimin në juan në tregtinë e tyre të naftës./RT
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



