Gazeta Si – Italia fitoi në Turqi. ‘Axurrët’ duket se janë zgjuar vonë dhe lojtarët e saj japin më të mirën kur nuk kanë ankthin e rezultatit me çdo kusht. Ndoshta Mançini duhej të besonte më shumë te fytyrat e reja, pa menduar shumë për vlerësimin e së kaluarës.
Fitorja në Turqi nuk e sposton asnjë milimetër dramën sportive të mungesës për herë të dytë radhazi në Botëror. Duhet kujtuar gjithmonë, sepse kur të pranohet kjo gjë, mund të vendoset një gur mbi çdo ambicie ndërkombëtare.
Në krahasim me momentet e errëta që nisën në 2010-ën, kur nisi edhe cikli i tmerrshëm i Italisë në Botëror, këtë herë nuk është nevoja për të kërkuar “kokën e turkut”. Presidenti i Federatës është konfirmuar në vendin e tij, ashtu si dhe trajneri Mançini. Mbetet të shihet, nëse e gjitha kjo bën pjesë në një projekt afatgjatë, apo është një reflektim mbi gjëra që nuk ishin imagjinuar.

Jashtë në turin e parë në 2010-ën dhe 2014-ën, mungesë në 2018-ën dhe 2022-shin. Shifra që tregojnë se fitore si ajo e vitit të kaluar janë vetëm një përjashtim.
Mançini e shfrytëzoi ndeshjen në Turqi për të vlerësuar atë që mund të jetë Italia e së ardhmes së afërt, ajo që do të riniset në verë nga Liga e Kombeve. Dhe sinjale të mira pati. Mesfusha, për shembull, me lojtarë si Kristante dhe Tonali, të aftë në lojën mbrojtëse, apo dhe Pesina, një interpretues gati perfekt i trekuartistit.
Me Xaniolon ende jashtë lojës kolektive që karakterizon skuadrën e tij, Mançini i besoi një sulmuesi në gjendje për të bërë spondën në zonë, si Skamaka. Pastaj Raspadori në versionin Sasuolo, një lojtar që kupton momentin kur duhet të depërtojë në qendër për të kërkuar portën apo për të dhënë asist.
Diçka e mirë nga e cila mund të riniset Italia, duke menduar edhe për rikuperimin e Kiezës apo garancinë e Verratit, me siguri është. Por rruga për t’u kthyer edhe për të synuar diçka të rëndësishme, është ende shumë e gjatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




