Futboll

Video/ Bruno Fernandes i dhuron Botërorin Portugalisë, kualifikohet edhe Polonia

Gazeta Si – Portugalia dhe Polonia janë dy kombëtaret e tjera europiane që shkojnë në Botërorin e Katarit, pasi kanë fituar me të njëjtin rezultat, 2-0, në finalet e “Play off”-it, përkatësisht ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë. Skuadra e fundit europiane e Katar 2022 do të përcaktohet nga finalja mes Uellsit dhe fituesit të çiftit Skoci-Ukrainë.

Portugezët shuan shpresat e Maqedonisë së Veriut, që eliminoi Italinë në gjysmëfinale. Heroi i mbrëmjes nuk ishte Kristiano Ronaldo, por Bruno Fernandes, autori i të dy golave në minutat 32’ dhe 65’ të ndeshjes së luajtur në stadiumin “Dragao”.

Jashtë Botërorit mbetet Suedia e Ibrahimoviç, që u mund 2-0 në Poloni. Robert Levandovski zhbllokoi shifrat me penallti, kurse lojtari i Napolit, Piotr Zielinski, shënoi golin e qetësisë për polakët, të cilët ishin në një grup kualifikues me Shqipërinë dhe zunë vendin e dytë, pas Anglisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë