Ekonomi

Inflacioni, shqetësimi më i madh i amerikanëve. Bizneset po rrisin pagat

Bizneset në SHBA po rrisin pagat ndërkohë që inflacioni po ecën me ritmet më të shpejta në 40 vite, me punonjës që nuk barazojnë dot shpenzimet me fitimet.

Bizneset e tregtisë, linjat ajrore dhe rezortet po rrisin pagat që të tërheqin punonjës. 92% e bizneseve planifikojnë rritje të pagës së punonjësve të tyre gjatë vitit, nga 85% që e mendonin vjet.

Kjo u njoftua pas të dhënave zyrtare se inflacioni në SHBA arriti 7.9% në shkurt, niveli më i lartë që nga 1982-shi.

Një rritje e pagës mujore do të rrisë fuqinë punëtore dhe fuqinë blerëse atje.

Sipas sondazhit të fundit nga Gallup, për amerikanët inflacioni është problemi më i madh momentalisht, ku pothuajse 60% e tyre shqetësohen për çmimet në rritje.

Fuqia blerëse e konsumatorëve amerikanë ra në nivelin më të ulët në muajin mars, ndikuar nga inflacioni i lartë, çmimet e luhatshme të naftës dhe kaosit gjeopolitik. Së fundmi edhe vendimi për rritjen e normës së interesit.

Ekonomistët thonë se inflacioni do të zgjasë deri në 2 vite, por ai ishte paralajmëruar më herët.

Burimi: FT/ CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë