Këmisha ishte pamja kryesore në mbrëmjen e Oscars 2022, me shumë personazhe që i kishin veshur duke filluar nga Zendaya te Kristen Stewart. Ndërsa Timothée Chalamet, si gjithmonë, vazhdoi me stilin e tij të veçantë, këtë herë duke e hequr fare këmishën e bardhë.
Veshja e ballove është lënë në hije. Tashmë, rroftë këmisha e bardhë e thjeshtë. Pamja që do të hyjë në histori nga ceremonia e Oscar të këtij viti është një këmishë e bardhë e pastër. Dhe jo vetëm sepse Will Smith dhe Chris Rock i kishin veshur ato gjatë incidentit, por sepse të veshurit më mirë në tapetin e kuq hoqën dorë nga fustanet e përrallave dhe në vend të tyre zgjodhën këmisha të bardha.
Zendaya, ylli i “Dune” fituese me gjashtë statuja, kishte veshur një këmishë mëndafshi të shkurtër, bërë nga Valentino ku stilisti i markës, Law Roach është bërë një nga më të preferuarit në Hollivud.
Uma Thurman kishte veshur një këmishë të bardhë nga Bottega Veneta, e kombinuar me një fund të zi sateni të gjatë, një pamje që i referohej veshjes së saj në rolin si Mia Wallace në Pulp Fiction të Quentin Tarantino.
Kristen Stewart kishte veshur një këmishë të bardhë nga Chanel ku vetëm kopsa e fundit ishte e mbyllur. Një fustan për ta kombinuar nuk ishte as në listën e Stewart e cila kishte vendosur të vishte pantallona të shkurta.
“Kristen tha: “Le ta bëjmë atë. Do të shkoj me pantallona të shkurtra”, tha stilistja e Stewart, Tara Swennen. E fejuara e Stewart, aktorja dhe skenaristja Dylan Meyer, gjithashtu kishte veshur një këmishë të bardhë në tapetin e kuq, por të mbyllur vetëm në krye.
Wanda Sykes, një nga bashkë-prezantueset e natës, kishte veshur një këmishë të bardhë nën një kostum smoking të bardhë. Lady Gaga zgjodhi një këmishë të bardhë për të mbyllur ceremoninë.
Ndërkohë Timothée Chalamet ishte më i veçanti nga meshkujt pasi ai thjesht kishte vendosur mos të vishte fare këmishë.
Këmisha e bardhë është një zgjedhje që bie në sy në Oscars, ku rregullat normale të veshjes ndryshojnë. Një veshje me shumë elemente tashmë nuk krijon reagime ndërsa një këmishë e bardhë do të bëhet lajm.
Një këmishë e bardhë tek një grua dhe mungesa e saj tek një burrë, në rastin e Chalamet flet për një shkëputje nga normalja dhe është një mënyrë për të treguar përfshirjen e Oscars në debatet për gjininë dhe komunitetin LGBTQ+.
Chalamet e zgjodhi kostumin e tij nga koleksioni më i fundit i veshjeve të grave NGA Louis Vuitton.
Pamja më e pëlqyer në tapetin e kuq është ajo që shumica e njerëzve që e shikojnë e kanë tashmë pjesë të veshjes së tyre. Ndoshta çmimet Oscar kanë ndryshuar vërtet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.