Futboll

Ibrahimoviç në ‘sparkatë’: Topi i Artë çmim politik, duan ‘Mr Perfect’”

Gazeta Si – Sulmuesi suedez i Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, përveçse për lojërat e tij në fushë, njihet edhe për vlerësimin e madh që ka për veten, por edhe për deklaratat e forta që jep për çështje të ndryshme. Ai nuk e njeh diplomacinë dhe së fundi ka hyrë në “sparkatë” edhe sa i takon “Topit të Artë”.

Ibrahimoviç ka thënë shpesh se është më i miri në rolin e tij dhe se nuk ka nevojë për çmime individuale për ta treguar këtë gjë. Sulmuesi veteran ka kritikuar së fundi edhe atë që njihet si çmimi më i lartë për një futbollit. Sipas tij, ajo që jep “France Football” nuk është gjë tjetër veçse një çmim politik për një djalë të mirë.

Ibrahimoviç dhe piloti i Ferrarit, Leklerk. Gazeta Si, 28 mars 2022

Për “Bild”, Ibrahimoviç është shprehur: “Çmimi i ‘Topit të Artë’? Për mua është çmim politik. Ata duan “Mr Perfect”. Nëse flet dhe thua atë që mendon, nuk mund ta marrësh këtë lloj çmimi. Është e lehtë t’ia japësh dikujt që është simpatik. Për mua nuk ndryshon asgjë, nuk më bën as më të mirë dhe as më të keq”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë