Futboll

Mançini mediton largimin, dyshja Kanavaro-Lipi drejt stolit të Italisë

Gazeta Si – Ditën e disfatës së madhe, kur Italia mbeti për herë të dytë radhazi jashtë Botërorit, menjëherë fillon të bëhet bilanci. Sepse duhet rindërtuar e ardhmja e Italisë. Tani topi i kalon Gabriele Gravinës dhe pyetja e parë është: Çfarë do të bëjë presidenti i Federatës Italiane, do t’ia besojë Mançinit të ardhmen?

Janë të shumtë ata që mendojnë se nuk është faji i trajnerit, por i gjithë sistemit të futbollit italian. Mançini ka një kontratë deri në vitin 2026 dhe pas humbjes me Maqedoninë e Veriut la të kuptohej se do ta rishikonte pozicionin e tij. Mbetet të shihet, nëse ai do ta ndjejë të vazhdojë punën për të hapur një cikël të ri. Nëse Mançini do ta konsiderojë të mbyllur mandatin e tij, Gravina duhet të gjejë pasardhësin.

Mançini pas humbjes me Mqedonine e Veriut. Gazeta Si, 25 mars 2022

Nëse do të zgjidhet një trajner “i shtëpisë”, mundësitë më të mëdha i ka Fabio Kanavaro, me Marçelo Lipin drejtor teknik. Kanavaro ndihet gati për një karrierë ndryshe, pas eksperiencës në Kinë. Nëse synohet një trajner ekspert, që të fillojë të punojë si Mançini, mbi rrënojat e një falimentimi, më i përshtatshmi do të ishte Ançeloti, nëse ai ikën nga Reali dhe stoli i Kombëtares është i vetmi që i mungon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë