Gazeta Si – Alen Zhires ka debutuar me një fitore të thellë në stolin e Kosovës, edhe pse në një ndeshje miqësore. Dardanët kanë mundur 5-0 Burkina Fason në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke treguar një nivel të kënaqshëm loje.
Ndeshja nisi menjeherë me gol për Kosovën, me Fidan Alitin që zhbllokoi rezultatin. Selmani shënoi golin e dytë për Kosovën në pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizuan edhe Vojvoda, Rashica dhe Domgjoni.
Ishte një dominim total i skuadrës kosovare, që kënaqi të pranishmit në stadium. Trajneri Zhires u shpreh i lumtur pas këtij debutimi fantastik në stolin e dardanëve dhe u shpreh se në miqësoren tjetër ndaj Zvicrës do të dalë në fushë një tjetër skuadër. Qëllimi i tij është që të njohë sa më mirë të gjithë futbollistët që ka në dispozicion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




