Futboll

Hetimi për Juventusin, Paulo Dibala lojtari i parë që dëshmon në Prokurori

Gazeta Si – Prokuroria e Torinos po vazhdon punën në lidhje me hetimin “Prisma”, që në fund të nëntorit kishte në regjistrat e saj si të akuzuar drejtuesit e Juventusit, Andrea Anjelin, Pavel Nedved, Fabio Paratiçin dhe 3 drejtues të tjerë të sektorit financiar, si dhe avokatin Çezare Gabazio. Që të gjithë të akuzuar për lëshimin e faturave për operacione inekzistente, apo komunikim fals të kompanive të kuotuara në bursë.

Tani hetimi është fokusuar tek akordi për reduktimin e pagave që futbollistët e Juventusit kishin arritur me klubin gjatë pandemisë, në mars të 2020-ës. Sot është thirrur të dëshmojë Paulo Dibala, i pari që e bën këtë gjë në Prokurori. Argjentinasi nuk është i akuzuar, por është dëgjuar si një person i informuar për faktet dhe është e sigurt se nuk është i vetmi që do ta bëjë këtë gjë.

Drejtuesit kryesore te Juventusit. Gazeta Si, 24 mars 2022

Dibala duhej të ishte në Kontinasa për stërvitjen e parë pas krisjes me Juventusin, por ka ndryshuar program. Sipas organit të akuzës, Juventusi kishte rënë dakord për reduktimin e 4 pagave mujore, por pa e futur këtë pjesë në mënyrë korrekte në bilanc. Sipas prokurorëve Çiro Sartorielo, Mario Bendoni dhe Marko Xhanolio, është një tjetër element që do të provonte akuzat për bilanc fals, si dhe për plusvalenca fiktive.

Futbollistët mund të ofrojnë informacione të vlefshme, që prokurorët do t’ia shtojnë dokumentacionit që kanë gjetur gjatë sekuestrimit në Milano, Torino dhe Romë. Në këtë situatë, mbyllja e hetimit, e parashikuar brenda pak javësh, mund të zgjatet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë