Futboll

Abramoviç nuk heq dorë nga futbolli, do të blejë klubin turk të Gëztepe

Pasi nxori në shitje Çelsin për shkak të sanksioneve të qeverisë angleze, pas pushtimit rus të Ukrainës, Roman Abramoviç nuk ka në plan të heqë dorë nga futbolli.

Sipas ‘Fanatic’, klani i biznesmenit të njohur rus ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e klubit turk Gëztepe për blerjen e tij. Takimi mes palëve pritet të bëhet shumë shpejt.

Qeveria britanike ka ngrirë pronat e Abramoviçit në Angli dhe manjati rus ka vendosur të largojë nga Europa jahtin e tij, një “xhevahir” i vërtetë, që së fundi është parë në një port në Turqi.

Jahti i oligarkut rus, “My Solaris” në fakt gjendet në Bodrum. Ai ka zgjedhur Turqinë si një vend më të sigurt për të. Dhe synimi i Abramoviçit është të blejë edhe klubin e futbollit Gëztepe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë