Futboll

Play off-i i Botërorit/ Italia luan sot aktin e parë, finalja një detyrim

Gazeta Si – Itali-Maqedoni e Veriut dhe jo vetëm. Luhen sot ndeshjet katër ndeshje të “Play off”-it për Botërorin e Katarit, ku marrin pjesë edhe kampionët e Europës. Italia e Mançinit është favorite ndaj Maqedonisë së Veriut, por në futboll gjithçka mund të ndodhë. Nëse kualifikohet sot, në finale ndeshet me fituesin e çiftit Portugali-Turqi, ku favoritë janë Kristiano Ronaldo me shokë.

Mançini do të mbështetet te skuadra që fitoi Europianin, me përjashtim të mbrojtjes, që mungon thuajse e gjitha për shkak dëmtimi. Sulmi “axurr” do të përbëhet nga Imobile, Berardi dhe Insinje, të cilët duhet të gjejnë golat për të shkuar në Botëror. Në anë tjetër, Maqedonia e Veriut nuk ka asgjë për të humbur.

Protagonistët e sfidave të tjera të Play off-it. Gazeta Si, 24 mars 2022

Në “Cardiff City Stadium”, Uellsi do të presë Austrinë, ndërsa më në veri, në “Friends Arena” luhet Suedi-Çeki. Fituesi i çiftit Uells-Austri do të ndeshet me fituesin e çiftit Skoci-Ukrainë, e shtyrë për në qershor, kurse Polonia ka kaluar direkt në finale, pas skualifikimit të Rusisë për shkak të luftës. Polakët do të luajnë në finale me fituesin e Suedi-Çeki.

Skuadrat e kualifikuara europiane për në Botërorin e Katarit janë Belgjika, Franca, Anglia, Spanja, Gjermania, Holanda, Danimarka, Zvicra, Kroacia dhe Serbia. Nga “Play off’-i do të përcaktohen edhe 3 skuadrat e tjera. Polonia është finalistja e parë, sot përcaktohen edhe 4 skuadra të tjera, ndërsa Skoci-Ukrainë luhet në qershor.

“Play off’-i për Kupën e Botës
Sot, ora 20:45
Itali-Maqedoni e Veriut
Portugali-Turqi
Suedi-Çeki
Uells-Austri
Polonia (e kualifikuar direkt)
Skoci-Ukrainë (e shtyrë në qershor)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë