Futboll

Nejmar në qendër të polemikave, shkon i dehur në fushë dhe nuk stërvitet

Gazeta Si – PSG në kaos total dhe Nejmar në qendër të polemikave. Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe humbja ndaj Monakosë kanë lënë shenjë në skuadër.

Sipas “Rmc Sport”, Nejmar kohët e fundit ka shkuar në fushën e stërvitjes në gjendje thuajse të dehur dhe nuk ka mundur të punojë me shokët e skuadrës. Kjo situatë ka sjellë një krisje të fortë mes brazilianit, drejtuesve të klubit dhe shokëve të ekipit.

Nejma gjate nje ndeshjeje me PSG-ne. Gazeta Si, 22 mars 2022

Bashkë me Lionel Mesin, paraqitja e të cilit në Paris ka qenë larg pritshmërive, Nejmar konsiderohet nga ambienti i PSG-së fajtor për sezonin negativ. Për më tepër, sipas “L’Equipe”, braziliani është lojtari më i paguar i klubit francez me 4 milionë euro në muaj, i ndjekur nga Mesi me 3.3 milionë dhe Mbape me 2.2 milionë.

Një situatë shumë e komplikuar dhe e vështirë për t’u administruar nga ana e klubit, sidomos në lidhje me sjelljen e Nejmarit. Ai është kthyer në një çështje të nxehtë tashmë dhe në verë nuk përjashtohet mundësia e shitjes nga ana e PSG-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë