Futboll

Euro 2028 në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, UEFA e zyrtarizon më 7 prill

Gazeta si – Për UEFA-n ka vetëm një kandidaturë për organizimin e Europianit 2028. Bëhet fjalë për kandidaturën e përbashkët të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Sipas “The Times”, zyrtarizimi për dhënien e Euro 2028 kësaj kandidature do të bëhet më 7 prill.

Prestigjiozja britanike shkruan se është e sigurt tashmë se Britania e Madhe dhe Irlanda do të organizojnë Europianin 2028, sepse UEFA nuk ka marrë kandidatura të tjera, ndërkohë që afati kohor përfundon nesër.

Artikulli i “The Times” per Euro 2028. Gazeta Si, 22 mars 2022

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet më 7 prill dhe brenda kësaj date duhet të jepen garanci nga qeveritë përkatëse për organizimin e turneut. Gjithmonë duke iu referuar të përdtishmes britanike, Italia do të kandidojë për Euro 2032 dhe do të rivalizojë me Turqinë për të fituar të drejtën e këtij kompeticioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë