Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, ka marrë vendim që të ndalojë importin e shpezëve të gjalla nga zonat e prekura me gripin H5N8 në Shqipëri.
AVUK ka thënë se ky vendim është marrë duke u bazuar në raportin e OIE (Organizata Ndërkombëtare për Epizooti), për lajmërimin e paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve- Avian Influenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit Shqipëri.
Më tej thuhet se AVUK është në kontakte të vazhdueshëm me autoritetin e veterinarisë se Shqipërisë, për shkëmbim informatash lidhur incidencën e mundësisë se përhapjes se sëmundjes.
“Si autoritet me i lartë i veterinarisë në Republikën e Kosovës, me të gjitha kapacitete jemi të angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë. Kontrolli veterinarë kufitar ngritët në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë”, thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.