Në Nion është hedhur para pak çastesh shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku 8 skuadrat e kualifikuara janë Atletiko Madrid, Mançester Siti, Vilarreal, Benfika, Çelsi, Liverpul, Bajern Mynih dhe Real Madrid.

Nga shorti ka dalë tabelë tenisitike: jo vetëm me çiftet e çerekfinaleve, por edhe ato të gjysmëfinaleve. Shorti ka qenë krejtësisht i lirë, pa koka grupi, ndërkohë që janë lejuar derbit mes skuadrave të të njëjtit shtet, por goglat nuk kanë prodhuar sfida të tilla.
Çelsi, ekipi kampion në fuqi i Europës, që po kalon një moment të vështirë, do të ndeshet me Real Madridin. Mançester Siti, ekipi finalist i sezonit të shkuar, përballet me Atletiko Madrid. Vilarreali, surpriza e çerekfinaleve, do të sfidojë Bajernin e Mynihut, ndërsa Benfika do të përballet me Liverpulin.

Gjysmëfinalet
Mançester Siti/Atletiko Madrid – Çelsi/Real Madrid
Benfika/Liverpul – Vilarreal/Bajern Mynih
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




