Gazeta Si – Tre nga mbrojtësit e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj, janë kualifikuar me klubet e tyre për në çerekfinale të Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës. Që të tre ishin në fushë në ndeshjet e mbrëmjes së sotme.
Atalanta u Gjimshitit kualifikua për në çerekfinale të Ligës së Europës, pasi fitoi edhe në Gjermani ndaj Bajer Leverkusen, 0-1. Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-2 në favor të bergamaskëve. Vendimtar goli i Bogës në shtesë, pas një kundërsulmi, ndërkohë që portieri Muso bëri disa pritje shpëtimtare gjatë ndeshjes.

Gjimshiti e nisi nga stoli, por u fut në fushë që në minutën e 10-të, pas dëmtimit të Toloit. Mbrojtësi i Kombëtares ishte në nivelin e tij të zakonshëm dhe u vlerësua me notën 6.5 për paraqitjen e bërë në këtë ndeshje. Për të dhe Atalantën vazhdon aventura europiane. Barcelona, skuadra me e madhe që merr pjesë në Ligën e Europës, u kualifikua falë fitores 1-2 në Turqi ndaj Gllatasarait.
Rezultatet e 1/8 në Ligën e Europës
Bajer Leverkusen-ATALANTA 0-10
Crvena Zvezda-REJNXHËRS 2-1
Gallatasarai-BARCELONA 1-2
Monako-BRAGA 1-1
EINTRAHT FRANKFURT-Betis 1-1
LION-Porto 1-1
Spartak Moskë-Lajpcig (kualifikohet direkt Lajpcig)
UEST HEM-Sevilja 2-0
(Me kapitale, skuadrat e kualifikuara)
Në Ligën e Konferencës, Roma e Kumbullës vuajti jo pak për të kaluar më tej, pasi u gjen në disavantazh 0-1. Vetëm në minutën e parë shtesë Abraham barazoi shifrat dhe kualifikoi Romën. Kumbulla luajti titullar dhe nga shtypi sportiv italian mori notën 6. Enea Mihaj luajti një pjesë loje në fitoren 1-2 të PAOK-ut në fushën e Genkut. Edhe skuadra e tij kaloi më tej. Kumbulla dhe Mihaj janë ende në garë për të ardhur në finale e Tiranës.
Rezultatet e 1/8-ve të Ligës së Konferencës
AZ Alkmar-BODO/GLIMT 2-2
Bazel-O.MARSEJË 1-2
Kopenhagen-PSV 0-4
Renes-LEIÇESTER 2-1
ROMA-Viteshe 1-1
FEJNORD-Partizan Beograd 3-1
Gent-PAOK 1-2
Lask-SLLAVIA PRAGË 4-3
(Me kapitale skuadrat e kualifikuara)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




