Futboll

Bajerni komandon renditjen e UEFA-s për klube, vetëm një italiane në ‘top 10’

UEFA ka përditësuar renditjen e saj për klubet, pas ndeshjeve të fundit në kompeticionet europiane. Në majë të kësaj renditjeje vazhdon të qëndrojë Bajerni i Mynihut, ndërsa podin e plotësojnë 2 klube angleze, Mançester Siti dhe Liverpuli.

Pas kësaj tresheje vjen Çelsi dhe me radhë Reali i Madridit, PSG dhe Barcelona. Dhjetëshen e parë e mbyllin Mançester Junajtid dhe Atletiko Madrid.

Renditja e fundit e UEFA-s per klube. Gazeta Si, 17 mars 2022

Juventusi (i pari nga skuadrat italiane) ka rrëshkitur në vend të 8-të. Kujtojmë që gjatë sezonit të shkuar arriti deri në vend të 3-të në këtë renditje. Roma e Marash Kumbullës është ngjitur në vend të 11-të, kurse Interi ka kaluar Napolin në vend të 23-të. Atalanta e Gjimshitit mban vendin e 25-të dhe Lacio e Strakoshës dhe Hysajt vendin e 29-të. Milani në vend të 43-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë