Qeveritë duhet të përdorin të ardhurat fiskale për të ndihmuar qytetarët e varfër nga efekti i rëndë i çmimit të energjisë dhe ushqimeve, sipas OECD-së, Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik.
Një mbështetje e tillë do të përgjysmonte goditjen që mund të marrin ekonomitë e vendeve nga efekti i luftës, por do të rrisnin pak inflacionin dhe do të ishte ndërhyrja më efektive e qeverive.
Sipas Organizatës një mbështetje e tillë është urgjente në vendet e Europës Lindore dhe shtetet Baltike ku shpenzimet për energjinë dhe ushqimin janë rritur me 40% për të varfrit dhe 20% për shtëpiakët.
Laurence Boone, ekonomiste e OECD-së tha se Gjermania, Francë, Suedi, po konsiderojnë reduktim të taksave në karburante sepse jemi në një situatë emergjente.
Por sipas saj, efekti dhe eficenca do të ishte më i madh nëse qeveritë do të jepnin ndihma të përkohshme në formën e sigurimeve sociale për shtëpiakët që të munden të përballen me çmimit e larta të energjisë. Kjo nuk do të nxiste më tepër inflacion, thotë ajo. “ Nëse ndihma është për pagesën e faturave kryesore nuk do të rrisë kërkesën në treg”.
Në fakt, mund të reduktojë nevojën e qytetarëve për paga më të larta duke limituar efektet e inflacionit që vijnë nga shpenzimet e tepërta.
“Nëse ne menaxhojmë që të ndihmojmë qytetarët me pagë të ulët dhe të mesme gjatë kësaj periudhe, do të ndihmojë edhe për shmangien e një spiraleje të rritjes së pagave. Kjo është shumë e rëndësishme”, – tha Boone.
Ajo shtoi se vendet e Europës Lindore dhe ato baltike kanë nevojë urgjente.
Parashikimet e OECD-së u mbështetën nga guvernatori i Bankës së Francës i cili tha se, kjo teknikë mund t’i kushtojë Francës 1% të PBB-së, por do të minimizojë riskun e një recesioni. Sipas tij kjo situatë nuk do një përgjigje me një politikë monetare që pranon rrezikun “çfarëdo qoftë”, (ëhatever it takes, referuar Draghi-t).
Christine Lagarde, Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, tha se lufta në Ukrainë do të krijojë trende të reja inflacionare sepse konsumatorët përballen me rritje të shpejtë të çmimeve.
Ajo tha se pushtimi rus ka rrezikuar potencialin rritës të ekonomive sepse konsumatorët do të futen në një depresion inflacionist.
OECD përdor një model stimulimi që të reduktojë efektet e luftës në ekonomi. Përfshin rritjen e fundit të çmimeve të mallrave, një nënçmim prej 50% të rublës ruse kundrejt dollarit, rënie të monedhave të Europës Lindore, rënie të mëdha në prodhimin ekonomik të Rusisë dhe Ukrainës dhe norma më të larta interesi rus.
Në terma afatgjatë, prioriteti për vendet e zhvilluara duhet të jetë vëmendje drejt burimeve të rinovueshme të energjisë dhe diversifikimi i kërkesës për energji nga Rusia. Kjo është gjithashtu më e vështirë në shumë vende të Europës Lindore, sepse ato kanë një varësi më të madhe nga karburantet fosile të importuara sesa shumica e ekonomive të tjera të zhvilluara.
Burimi: Financial Times/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



