Politike

Spaho: Paketa e qeverisë, e parashikuar që në nëntor, s’ka lidhje me situatën

Deputeti demokrat Edmond Spaho e ka konsideruar të domosdoshme protestën kundër rritjes së çmimeve.

Në një deklarim për mediat, Spaho tha se paketa e masave të publikuara nga qeveria është një plan i parashikuar që në muajin nëntor që nuk ka lidhje me situatën e krijuar tani.

“Protesta është e domosdoshme. Nëse qeveria nuk shkundet, do të vazhdojë në përmasa më të mëdha. Nëse qeveria nuk i gjendet qytetarëve të vet në ditën më të vështirë, përse e kemi qeverinë. Të gjitha masat që janë marrë në paketën e qeverisë kanë qenë të parashikuara që në muajin nëntor”, tha Spaho.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë