Para

“Kriptomonedhat nuk janë gati për rregulla, zoti Biden!”

Bitcoin i pëlqen të flirtojë me gjërat e mëdha, por tani që presidenti Biden tha se ai do ta marrë pak më seriozisht, Bitcoin po luhatet.

Kur Joe Biden urdhëroi që të përgatiteshin raporte mbi ndikimin e kriptomoedhave në të ardhmen e financave, Bitcoin u rrit me 9% dhe Ethereum me 8%.

“Pjesa më e rëndësishme është që presidenti i SHBA po flet për to”, -tha Jack McDonald, kreu i një platforme digjitale. Por, kriptomonedhat janë komplekse.

Bitcoin shkoi në 42.500 dollarë, por ra në 38.000 sot. Duket si një ndikim jo i drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë, por kush e kupton kripton e di se kjo është një rrjedhje e plagës që iu shkaktua nga ndalimi në Kinë.

Rregullatorët mund të jenë një thikë me dy presa.

Disa analistë e shohin njoftimin presidencial si një lëvizje anti-Bitcoin, për ta kthyer atë në një para institucionale për pensionet dhe sigurimet.

“Urdhëri i Biden mund të sinjalizojë fundin e perëndimit të egër për kriptot”, -tha Edmund Kulakoëski, konsulent financiar. Nuk është lajm i mirë për investitorët “gjetkë”

Kush është Sherifi?

Nuk ka qartësi se cilat janë qëllimet e rregullatorëve amerikanë dhe Biden që i la vetëm 6 muaj kohë agjencive për raportin e mbrojtjes ndaj kriptove.

Nuk dihet kush do të jetë sherifi i kriptove dhe nëse ato do të trajtohen si sigurim apo mall.

Komisioni i Sigurisë dhe Këmbimit që merret me sigurimet dhe Komisioni i Tregtisë së Mallrave do të jenë pjesë e raportit dhe nuk dihet se çfarë kontributi do të japin.

Ajo që është e sigurt, pavarësisht se si do të ndodhë kjo, është se veprimi i SHBA-së do të ketë një ndikim të madh në industrinë globale të kriptove.

Amerika, epiqendra e financave tradicionale, po bëhet me shpejtësi e njëjtë për kriptomonedhat, 43% e menaxherëve të fondit mbrojtës të kriptove në botë tani janë të vendosur atje, ndërsa tani janë gjithashtu qendra për nxjerrjen e Bitcoin pas goditjes së Kinës vitin e kaluar. McDonald e përshkroi urdhrin e Biden si një “dokument simbolik”.

“Ai nuk doli dhe tha se është mashtrim apo të këqij që bëjnë gjëra të këqija”, shtoi ai. “Përkundrazi, ekziston një pranim se asetet digjitale kanë një vend në të ardhmen, se kjo industri kërkon një qasje të ndaj rregullimit.” /Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë