Futboll

Dëmtohet Armando Broja, vazhdon momenti i keq për sulmuesin kuqezi

Gazeta Si – Armando Broja po kalon një moment të vështirë prej disa ndeshjesh në Premier Ligë. Sulmuesi i Kombëtares e nisi nga stoli ndeshjen me Uatfordin dhe u aktivizua në pjesën e dytë, por nuk mundi të linte shenjë.

Broja nuk po shënon për Southemptonin prej disa ndeshjesh dhe ka pasur një rënie të nivelit të rij. Për aq sa luajti në ndeshjen e së dielës, lojtari i Kombëtares u vlerësua me notën 5. Ai u zëvendësua në kohën shtesë, pasi pësoi një dëmtim në fytyrë.

Broja gjate ndeshjes ndaj Mançester Sitit. Gazeta Si, 14 mars 2022

Në zhvillimet e një goditjeje këndi, Broja u përplas me portierin kundërshtar dhe mbeti i shtrirë në tokë. Pasi mori ndihmën mjekësore, ai kërkoi të futej sërish në lojë, por trajneri nuk deshi të rrezikonte dhe e zëvendësoi. Nuk duket një dëmtim shumë serioz, por pritet të shihet, nëse Broja do të luajë apo jo ndeshjen e radhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë