Futboll

Selltiku grumbullon djalin e Rudi Vatës, ka zgjedhur të luajë për Irlandën

Gazeta Si – Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares Rudi Vata, është grumbulluar për herë të parë nga ekipi i parë i Selltikut, ku ka luajtur edhe babai i tij. Një arritje e madhe kjo për djaloshin e ri.

Edhe pse është vetëm 16 vjeç, ai është thirrur nga trajneri i Selltikut bashkë me të riun tjetër Ben Samer, që të jetë pjesë e ekipit të parë për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Skocisë ndaj Dandit, që luhet ditën e hënë.

Roko Vata, kur firmoste zyrtarisht per Selltikun. Gazeta Si, 12 mars 2022

Roko Vata ka lindur në Hemilton dhe ka nënshtesinë shqiptare dhe irlandeze. Ai ka zgjedhur të luajë për kombëtaren e Irlandës, duke përfaqësuar kështu vendin e nënës së tij.

Kohë më parë Rudi Vata ka pohuar publikisht se nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka pasur asnjë kontakt apo interesim për djalin e tij, për ta grumbulluar me kombëtaret e moshave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë