Agjencia e ushqimit e OKB-së ka paralajmëruar se çmimet ndërkombëtare të ushqimit mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë.
Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin rus të Ukrainës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë thotë se nuk është e qartë nëse Ukraina do të jetë në gjendje të korrë të mbjellat gjatë një konflikti potencialisht të zgjatur, duke shtuar këtu dhe pasiguritë që rrethojnë edhe eksportet e ushqimeve ruse.
Sipas këtij vlerësimi, rreth 20-30% e drithërave të zakonshme të dimrit, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë nuk do të mbillen ose do të mbeten të pavjelura.
Raporti i agjencisë thotë se Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është e pesta.
Së bashku, ato sigurojnë 19% të furnizimit botëror të elbit, 14% të grurit dhe 4% të misrit, duke përbërë më shumë se një të tretën e eksporteve globale të drithërave.
Konflikti do të të shkaktojë një rritje të numrit të njerëzve të kequshqyer në mbarë botën me tetë në 12 milionë njerëz në 2022-2023./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




