Politike

Rama ngrin fitimet e tregtuesëve të naftës: Për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve

Kryeministri Rama bëri të ditur në faqen e tij në Facebook se ka filluar aktiviteti i Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, i cili do të kontrollojë çmimet e naftës, por dhe ka ngrirë fitimet e tregtuesëve.

“Mirëmëngjes  dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Çmimet e naftës arritën një javë më parë në rekordin e 270 lekëve, duke u shtrenjtuar me gati 70 lekë për një javë, ndërsa në bursa u rritën nga 90 dollare në 130 dollarë. Rritja e fortë e çmimeve tek në vend nxiti protesta të shumta në të gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në bursa nafta po tregtohet me 110 dollarë ndërsa në Shqipëri ka filluar të zbresë drejt 200 lekëve, rreth 10 lekë më shumë se para se të fillonte shtrenjtimi.

Ndërkohë pak minuta para protestës kombëtare, Rama ka ndarë një foto nga mbledhja në kryeministri ku shkruan se paketa e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës globale mbi çmimet po merr formë përfundimtare

“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, shkruan Rama


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë