Treg

Fermerët, 6 kërkesa qeverisë: Nafta me 1 euro, dyfishim financimit si Kosova dhe rajoni

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli bashkë me fermerët e tjerë në vend, të cilat janë në protesta të vazhdueshme, i kanë drejtuar 6 kërkesa Ministrisë së Bujqësisë.

Kërkesat lidhen me situatën aktuale, por edhe probleme të tjera të lëna pas dore për fermerët. Vendosja e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 euro/litër, si në vendet e rajonit, është kërkesa e parë.  Fermerët kërkojnë vendosjen e një tavani për çmimet e inputeve bujqësore.

Po ashtu kërkojnë riformulimin e skemës mbështetëse, heqjen të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri dhe dyfishim të financimit të skemës njësoj si në Kosovë dhe rajon.

Fermerët kërkojnë dhe heqje të dyshemesë e tavanit për rimbursimin sipas numrit të krerëve dhe sipërfaqes së mbjellë.

Në fund, ata kërkojnë përshtatjen e kushteve që fermerët dhe prodhuesit të mos kenë mungesa të produkteve kryesore.

Kërkesat e fermerëve nuk janë të reja, janë çështje të mëhershme, por riadresimi i tyre nënkupton që nuk ka pasur zgjidhje.

“Ministrja e Bujqësisë se ka mendjen tek fermerët dhe nuk jeton me situatën”,- e mbyll fjalën e tij Resuli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë