Futboll

Ndryshojnë rregullat për ‘Topin e Artë’, llogaritet vetëm sezoni dhe 100 vota në lojë

Gazeta Si – “Topi i Artë”, vlerësimi më i lartë individual për një futbollist, që jepet nga “France Football”, nga sezoni i ardhshëm do të ketë rregulla të reja.

Ndryshimi i parë i rëndësishëm është se në votim do të merret në konsideratë sezoni sportiv dhe jo më viti kalendarik. Kjo është një reformat kryesore me qëllimin për ta bërë më “të qartë” votimin, siç ka bërë me dije revista franceze.

“Është momenti për t’i dhënë një dimension të ri këtij çmimi. Deri dje i gjykonim dhe vlerësonim futbollistët mbi dy gjysmë sezonesh, ndërsa tani zgjedhja do të jetë më e kuptueshme”, – ka pohuar Pascal Ferré, kryeredaktor i “France Football”.

Pascal Ferre, kryeredaktori i “France Football”. Gazeta Si, 11 mars 2022

Edicioni i ri dhënies së çmimit do të organizohet në shtator ose tetor 2022 dhe do t’i përkasë sezonit të nisur një vit më parë, duke marrë në konsideratë së pari Ligën e Kampionëve, që e luan finale më 28 maj, si dhe Europianin e femrave (6-31 korrik).

Numri i votuesve gjithashtu do të ndryshojë. Do të votojnë sërish gazetarët, nga një për çdo vend, por në total do të jenë vetëm 100 votues për “Topin e Artë” për meshkuj. Janë 100 gazetarë, që korrespondojnë me 100 kombëtaret e para në renditjen e FIFA-s, në raport me 170 që ishin më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë