Gazeta Si – Nedim Bajrami intrigon gjithmonë e më tepër merkaton e verës. Listës së klubeve që duan fantazistin e Kombëtares shqiptare i është shtuar tashmë edhe Milani.
Futbollisti shqiptar i Empolit pëlqehet nga klubet më të mëdha italiane, me në krye Juventusin, Romën dhe Lacion, por edhe Milani nuk qëndron prapa. Paolo Maldini, sipas asaj që bën me dije “Tuttosport”, kërkon të djegë konkurrencën me klubet e tjera, duke e veshur Bajramin kuqezi për sezonin e ardhshëm.

Interesi ka qenë në rritje për trekuartisin e Kombëtares, falë golave dhe paraqitjes së mirë që ai ka bërë me fanellën e Empolit deri tani. Një paraqitje që e ka vënë Bajramin në qendër të merkatos jo vetëm në Itali, por edhe në kampionate të tjera dhe në klube me shumë emër.
Berat Gjimshitit ndërkohë i ka dalë emri në listën e merkatos së Interit. Trajneri Inzagi luan me tre mbrojtës dhe Gjimshiti do të ishte ideal për të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




