Politike

LSI nismë në Kuvend: Të pezullohet taksa e qarkullimit dhe karbonit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore me qëllim uljen e çmimit të karburanteve.

“Kam kërkuar pezullimin e pagesës së taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit.

Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt në këto momente kritike.

Kuvendi duhet të miratojë menjëherë këtë nisme ligjore në të mirë të qytetareve dhe familjeve e bizneseve shqiptare.

Qytetaret duhen ndihmuar e mbështetur sot”, thuhet në reagimin e Vasilit që e shoqëron edhe me dokumentet e depozituara në Kuvend..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë