Treg

Parashikimi tronditës: Çmimi i energjisë nga importi mund të 14 fishohet

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, parashikoi një rritje të çmimit të energjisë në bursë deri në 1.000 MWh, nga 550 MWh që është momentalisht, gjatë konferencës për shtyp. Një vit më parë, kjo vlerë ishte 52-70 euro maximumi.

Sipas ministres edhe për muajin mars do të vazhdojë importi i energjisë, ndonëse më pak, sepse prodhimi vendas nuk i mbulon dot të gjithë nevojat e konsumatorëve.   

“Qeveria po subvencionon konsumatorët me 320 mln euro. Është dhjetëfishuar kosto, por jo i shitjes”.

Ministrja përmendi edhe kërkesat e dërguara më herët nga shoqatat e biznesit dhe prodhuesit. Disa ditë më herët, bizneset e mëdha në vend dhe prodhuesit, që kanë mundësinë e daljes në treg të lirë të energjisë dhe vetëprodhimin e energjisë nga burime alternative, kërkuan që dyshemeja e energjisë së caktuar të rritet përtej 500 KWh. Ministrja Balluku tha se ky limit nuk mund të rritet sepse janë bërë analiza nga ekspertë dhe se nuk e ndryshon qeveria.

“Ne i kemi ndihmuar duke i bërë autoprodhues dhe duke hyrë direkt në treg të lirë të energjisë. Është kërkuar rritja e kapacitetit të energjisë që ata prodhojnë, por nuk e rrit qeveria atë. Janë bërë analiza që kanë vendosur limitin. Ose nuk kanë ekspertë ose po abuzohet”, – ka deklaruar Balluku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë