Trashëgimi

Hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore, “evakuohet” edhe Jezusi nga Ukraina  

Statuja të rëndësishme historike janë hequr nga qytetarët ukrainas në qytete të ndryshme ku ka pasur sulme të vazhdueshme. Në Lviv, statuja e Jezu Krishtit nga katedralja armene e qytetit u hoq nga kisha për t’u çuar në një vend të sigurt. Këtë e tha Tim Le Berre, ekspert në ruajtjen e aseteve gjatë konflikteve të armatosura për ushtrinë franceze. Le Berre në Twitter, bashkëngjit edhe foton e bërë nga një fotograf portugez i pavarur, André Luis Alves. Po ashtu ai shpjegon gjithashtu se hera e fundit që statuja “u nxor ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Lilia Onyschenko, drejtoreshë e departamentit për mbrojtjen e trashëgimisë historike të Lviv konfirmoi gjithashtu vëmendjen e veçantë ndaj trashëgimisë kulturore.

“Po i mbështjellim skulpturat me çarçafë të papërshkueshëm nga zjarri, lesh xhami, një alumin të veçantë. Dhe më pas i vendosim në thasë”. Në rast se një skulpturë goditet drejtpërdrejt, kursimi do të ishte i vështirë, por “nëse ka një valë të fuqishme goditëse, statujat nuk do të thyhen në një mijë pjesë”.

Katedralja armene në Lviv konsiderohet si një nga “kishat më të vjetra dhe më luksoze në Europën Perëndimore”, tha politologu Gagik Hambaryan, i cili gjithashtu shpërndau imazhin në rrjetin “Facebook”, për faqen armene “Aravot”.

Statuja e Krishtit nderohet jo vetëm nga besimtarët në Kishën Apostolike armene, shtoi ai, por edhe nga të krishterët e tjerë.

Krishti, shpjegon “EuroMaidan Press”, është pjesë e një ikonostasi mesjetar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë