Futboll

Video/ Vllaznia i bashkohet Kukësit në vendin e 3-të, Dinamo sheh hijet e rënies

Gazeta Si – Vllaznia ka mundur 2-1 Dinamon në stadiumin “Loro Boriçi” për javën e 23-të të Abissnet Superiores dhe tashmë i është bashkuar Kukësit të vendit të tretë në të njëjtën kuotën pikësh, 38 secili.

Pas një fillimi të mirë të ndeshjes nga Dinamo, shkodranët fituan një penallti në rastin e parë të rrezikshëm me Latifin, pasi u panë pamjet në VAR. Kosovari nuk gaboi nga pika e bardhë dhe 1-0. Vllaznia shënoi më pas me Aralicën, por këtë herë VAR-i shpëtoi Dinamon, duke e anuluar golin për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë Vllaznia gjithsesi dyfishoi shifrat me sulmuesin Aralica, i cili goditi saktë me kokë. Dinamo u fut në lojë vetëm në minutat e fundit, pasi Sofranak shkurtoi diferencën në 2-1. Megjithatë, kryeqytetasit nuk mundën të barazonin dhe tashmë rrezikohen seriozisht nga rënia në Kategorinë e Parë. Me Devollin në stol, blutë kanë marrë vetëm 1 pikë në 4 ndeshje.

Në dy ndeshjet e tjera të luajtura sot, Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Egnatias, pasi u ndal tri herë nga shtylla. Kastrioti mundi 1-0 Skënderbeun, falë një autogodli të korçarëve, duke rritur kështu shanset e qëndrimit.

Abissnet Superiore, java e 23-të
Sot
Vllaznia-Dinamo 2-1
Kastrioti-Skënderbeu 1-0
Laçi-Egnatia 0-0
Të mërkurën
Partizani-Kukësi 5-0
Teuta-Tirana 0-2


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë