Politike

Rezoluta kundër Rusisë, Kim: Historike, SHBA krenare që e hartoi me Shqipërinë

Gazeta Si – Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur miratimin e rezolutës së OKB kundër pushtimit rus në Ukrainë. Duke e quajtur votimin historik, Kim është shprehur krenare që SHBA hartoi bashkë me Shqipërinë rezolutën.

“HISTORIKE. Më shumë se 2/3 e vendeve anëtare të OKB-së votuan në favor të rezolutës që denonconte agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. SHBA është krenare që ka qenë bashkëpenëmbajtëse me Shqipërinë në këtë rezolutë”.

Asambleja e Përgjithshme u thirr me propozim të SHBA dhe Shqipërisë, pasi rezoluta nuk u miratua në Këshillin e Sigurimit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë. 141 anëtarë votuan pro rezolutës, 5 kundër dhe 34 shtete abstenuan. Ndërkohë që Serbia votoi pro rezolutës, duke dalë kështu në krah të vendeve që dënojnë pushtimin në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë