Futboll

Sfidë mes Lacios dhe Sasuolos për Bajramin, fantazisti kuqezi ndryshon ekip në verë

Gazeta Si – Nedim Bajrami do të jetë padiskutim një nga emrat e nxehtë të merkatos së verës në futbollin italian. Futbollisti i Kombëtares shqiptare po ndiqet nga disa klube, por dy prej tyre duken më të vendosur për ta blerë në verë.

Lacio dhe Sasuolo duken për momentin dy klubet më të kuotuar për të ardhmen e fantazistit kuqezi të Empolit. Sasuolo madje bëri një tentativë që në merkaton e janarit për Bajramin, por nuk ia arriti qëllimit. Me siguri në verë do të bëjë më shumë për transferimin e këtij futbollisti, që po bën një paraqitje mjaft të mirë në sezonin e tij të parë në Serinë A.

Bajrami me fanellen kuqezi. Gazeta Si, 2 mars 2022

Nuk mbetet prapa as Lacio e Igli Tares. Emri i Bajramit është ndër të parët në listën e drejtorit sportiv të Lacios, që më parë ka arritur të afrojë në skuadër disa futbollistë shqiptarë. Vlera e kartonit të Bajramit është rritur pas golave dhe lojërave të mira që ai ka zhvilluar, kështu që Empoli po fërkon duart, sepse në verë mund të mbushë arkat e klubit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë