Ekonomi

Inflacioni në Eurozonë arrin tjetër rekord, 5.8% në shkurt

Inflacioni në Eurozonë ka thyer një tjetër rekord duke shkuar në shifrën e 5.8% për muajin shkurt. Kostot në rritje u ndikuan nga tensioni Rusi-Ukrainë dhe më pas nga nisja e luftës.

Çmimet e konsumit u rritën me 5.8% nga shkurti i shkuar dhe 5.1% nga janari 2022.

Faktori kryesor ishte përsëri sektori energjitik, ku çmimet e naftës dhe gazit natyror po ulin euron dhe po krijojnë një spirale vicioze të inflacionit.

Këto të dhëna dolën një javë pasi Banka Europiane tha se do të rishikojë politikën monetare. Një detyrë që po vështirësohet me nisjen e luftës në Ukrainë.

Me këtë kaos që është shkaktuar në Europë, politikbërësit nuk heqin dorë ende nga investimet në tregun sekondar.

Ecuria do të varet se si Rusia do të ndikojë në ekonominë e eurozonës që mbetet e destabilizuar nga problemet me furnizimin, rikthimin e virusit dhe rritjen e çmimit të energjisë.

Nëse Ukraina dhe Rusia nuk arrijnë një marrëveshje paqeje në ditët në vijim, ekonomistët në Nordea nuk presin një rritje tjetër këtë vit. /Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë