Java e 23-të e Abissnet Superiores do të luhet në mesjavë dhe ajo nis sot me dy ndeshjet më të rëndësishme të saj, Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana.
Partizani pret Kukësin në “Air Albania”, ku pritet një sfidë e ndezur për vetë faktin se dy skuadrat do të kërkojnë vetëm fitoren. Si të kuqtë ende larg kreut, ashtu edhe kuksianët e vendit të tretë, kanë nevojë për pikë në këtë moment. Të dyja këto skuadra vijnë pas barazimeve në javën e fundit.

Tirana kryesuese ndeshet me Teutën në “Elbasan Arena”. Skuadra e trajnerit Shehi konsiderohet favorite, por durrsakët nuk mund të nënvlerësohen. Kryeqytetasit do të tentojnë fitoren e radhës për të thelluar diferencën e pikëve me ndjekësit dhe për ta siguruar titullin kampion sa më parë.
Java e 23-të vazhdon të enjten me tri ndeshjet e tjera, Vllaznia-Dinamo, Kastrioti-Skënderbeu dhe Laçi-Egnatia. Kampionatin e kryeson Tirana me 49 pikë, e ndjekur nga Laçi me 43 pikë.
Abissnet Superiore, java e 23-të
Sot
Partizani-Kukësi
Teuta-Tirana
Të enjten
Vllaznia-Dinamo
Laçi-Egnatia
Kastrioti-Skënderbeu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




