Futboll

As Real Madridi dhe as Juventusi, Pol Pogba ka firmosur me PSG-në

Nuk janë as Real Madrid dhe as Juventusi në të ardhmen e mesfushorit francez, Pol Pogba. Sezonin e ardhshëm ai do të veshë fanellën e PSG-së dhe për këtë fakt në Spanjë janë të sigurt.

Shtypi sportiv spanjoll ka zbuluar lajmin se mesfushori ka firmosur madje një paramarrëveshje me klubin parisien. Kontrata e Pol Pogba me Mançester Junajtid përfundon në qershor dhe ai e ka treguar shpesh se nuk dëshiron të qëndrojë më te “Djajtë e kuq”.

Pol Pogba, mesfushori francez i Mançester Junajtid. Gazeta Si, 1 mars 2022

Për të nisi menjëherë përpjekjet Reali, me Juventusin gjithmonë pas krahëve për një rikthim të bujshëm në Torino. Reali tashmë e ka përqendruar gjithë vëmendjen te Mbape, të cilin e konsideron goditjen e madhe të verës, kurse te Juventusi duket se e kanë ‘fjetur’ mendjen, duke ditur që operacioni ka kosto të lartë.

Tani avancon PSG-ja, që kërkon të kthejë në Francë një nga kampionët e botës për të kompetuar çdo repart me lojtarë kalibri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë